Sulm me bombë në Somali, plagosen 6 shtetas turq

Më datë:

Gjashtë punonjës të një firme turke të ndërtimit janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist me autobombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha në Twitter se gjithsej 15 persona, gjashtë turq dhe nëntë somalezë, janë plagosur nga shpërthimi dhe se të plagosurit janë shtruar për trajtim në spitalin Recep Tayyip Erdoğan në Somali.

“Dy nga shtetasit tanë janë në gjendje të rëndë dhe ndërhyrjet kirurgjike janë duke vazhduar. Po ashtu, nga nëntë somalezë të plagosur, katër janë në gjendje të rëndë. Ne jemi në kontakt me ambasadën dhe jemi gati të nisemi me avion ambulancë në çast nevoje. Dënojmë këtë sulm qyqar dhe u urojmë të shkuara të plagosurve”, ka shtuar Koca.

Sulmi është dënuar edhe nga Ministria turke e Mbrojtjes, e cila në një deklaratë në rrjetin social Twitter tha se “Turqia do të vazhdojë të jetë pranë vëllezërve somalezë kundër terrorizmit”.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve somalezë, të paktën tre persona është raportuar të kenë humbur jetën nga shpërthimi që ka pasur në shënjestër autokolonën e policisë që po shoqëronte punonjësit turq në Mogadishu.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ndryshe, dy shtetas turq kishin humbur jetën në sulmin e fuqishëm të 28 dhjetorit në Mogadishu, i cili shkaktoi mbi 80 të vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...