16.5 C
Tirana

Suedi, Magdalena Andersson hyn në histori si kryeministrja e parë e vendit

Më datë:

Liderja e Partisë Social Demokrate, Magdalena Andersson, mori votëbesimin në Parlamentin e Suedisë dhe u bë kryeministrja e parë femër e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një votim në parlament, 174 deputetë votuan kundër dhe 117 pro qeverisë së koalicionit të përbërë nga Partia Social Demokrate dhe Partia e të Gjelbërve.

Qeveria e koalicionit nën kryesimin e Andersson mori votëbesimin për shkak se votat “jo” mbetën nën 175.

– Ish-kryeministri Löfven dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë më 4 nëntor

Ish-kryeministri suedez, Stefan Löfven, i cili me 4 nëntor u largua nga drejtimi i Partisë Social Demokrate, kishte propozuar ministren e Financave, Magdalena Andersson, për formimin e qeverisë së re.

Në atë datë Andersson u bë edhe lidere e Partisë Social Demokrate.

Andersson, lindi në qytetin Uppsala në vitin 1967. Gjatë periudhës 2009-2012 ajo ushtroi detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të Zyrës së Taksave të Suedisë dhe që nga viti 2014 ajo kreu detyrën e ministres së Financave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...