Spanja është goditur së fundmi nga një stuhie fuqishme ku përmes video të hedhura në rrjetet sociale shihen sesi turistët vrapojnë për të shpëtuar nga goditjet nga ndonjë pemë apo çadër.
Sipas mediave të huaja, pamjet e frikshme tregojnë erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm që godasin ishullin spanjoll.
Familjet u përpoqën për t’u strehuar ndërsa shezllonet dhe çadrat për diell u shpërndanë nëpër plazhe pasi stuhia goditi rreth orës 11 të mëngjesit.
Freak storms in Balearics…this is Majorca. pic.twitter.com/rzTXWWEyHX
— Tifa DaisyDewdrop – Green Socialist 🌍💙🌻 (@Daisydewdrop18) August 27, 2023
Me erërat që goditnin deri në 90 km/h, një anije lundrimi madje u përplas në një cisternë nafte jashtë ishullit, duke lënë disa pasagjerë me lëndime të lehta.
Atje, mbeturinat e stuhisë mund të shihen duke fluturuar përreth ndërsa palmat “përpiqeshin të qëndronin të rrënjosura” dhe uji që lëvizte me shpejtësi vërshoi rrugët.
Strong thunderstorm hits the Island of Mallorca, Palma de Mallorca. #Spain #majorca #mallorca #storm #unwetter #Balearic #tormenta #Weather #TropicalStorm #Palma pic.twitter.com/BlMHR6HCLI
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) August 28, 2023
Stuhia ka shkaktuar 84 aksidente të lidhura me stuhinë deri më tani, sipas Majorca Daily Bulletin.


