Stuhia “Fung-Wong” përfshin Filipinet, raportohen tetëmbëdhjetë viktima dhe dy të zhdukur

Më datë:

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni “Fung-Wong” shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha në të gjithë Filipinet, duke detyruar evakuimin e më shumë se dy milionë banorëve, raportuan mediet locale.

Sipas “Inquirer”, mbi 2,4 milionë njerëz janë prekur në 15 rajone, përfshirë Luzonin qendror, rajonin autonom Bangsamoro në Mindanaon Muslimane (BARMM) dhe Visayas Perëndimore.

Autoritetet lokale thanë se më shumë se 800 mijë njerëz të zhvendosur po strehohen në rreth 11 800 qendra evakuimi në të gjithë rajonet e prekura.

Përmbytjet janë përhapur në 267 zona me tetë rajone ende nën ujë.

Rajoni Bicol regjistroi numrin më të lartë të zonave të përmbytura me 161, i ndjekur nga Calabarzon me 39 dhe Luzoni qendror me 36.

Stuhia dëmtoi rrugë dhe ura ndërsa ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike dhe ujë vazhdojnë në dhjetëra qytete dhe qyteza.

Javën e kaluar, tajfuni “Kalmaegi” shkaktoi vdekjen e të paktën 224 personave, ndërsa la të zhdukur 109 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...