12.5 C
Tirana

Stuhia e rrallë e dëborës godet jugun e SHBA-së, raportohet për 4 viktima

Më datë:

Një stuhi e rrallë dimri ka sjellë dëborë dhe ngrica në një pjesë të jugut të SHBA-së që është bërë shkak për mbylljen e autostradave dhe aeroporteve në Teksas. Gjithashtu, është lëshuar një paralajmërim për stuhi në Luizianën jugperëndimore.

BBC News raporton se si pasojë e ekspozimit ndaj të ftohtit, 4 persona kanë humbur jetën deri më tani. Ndërkohë, në veri të vendit, pjesë të Nju Jorkut po goditen nga një stuhi tjetër dëbore.

Më shumë se 2,200 fluturime brenda SHBA-së u anuluan të martën dhe 3,000 të tjera u vonuan, sipas gjurmuesit “Flight Aware”. Meteorologët kanë parashikuar dëborë të dendur duke i këshilluar banorët që të shmangin udhëtimet nëse është e mundur.

Temperaturat pritet të bien shumë nën mesataret e Janarit dhe mund të tejkalojnë nivelet më të ulëta rekord që shtrihen nga bregu në Luginën e Tenesit.

Pjesë të Kanadasë janë goditur gjithashtu nga moti shumë i ftohtë i dimrit me paralajmërime ekstreme në të gjithë provincat e Ontarios dhe Quebec. Me erë të ftohtë, temperaturat do të jenë deri në -50C në disa zona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...