Studimi shokues për Covid. Në Europë që nga marsi i vitit 2019’

Më datë:

Një hulumtim i kryer nga Universiteti i Barcelonës, duket se vërteton tezën e shkencëtarëve të Wuhan, sipas të cilëve koronavirusi ka qarkulluar në Europë që në mars 2019.

Studimi i Barcelonës ka treguar praninë e Covid në Evropë që një vit më parë. Punimi, në të cilin morën pjesë studiues të grupit të virusit enterik UB Gemma Chavarria-Miró, Eduard Anfruns-Estrada dhe Susana Guix, të udhëhequr nga Rosa Maria Pintó dhe Albert Bosch, është pjesë e projektit të mbikëqyrjes të SARS -CoV-2 .

Edhe pse COVID-19 është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, është vërtetuar se sasi të mëdha të gjenomit të koronavirusit gjenden edhe në feçe dhe për rrjedhojë në ujërat e zeza”- kjo është ajo që raportohet në faqen zyrtare të universitetit.

Studiuesit, pasi analizuan mostrat e ngrira nga periudha midis janarit 2018 dhe dhjetorit 2019 gjetën gjenomet Covid në mostrat e marsit të vitit 2019, kur akoma askund në botë nuk flitej për koronavirusin.

Qyteti katalan, si për turizëm ashtu edhe për arsye biznesi, mirëpret shumë të huaj çdo vit. Meqenëse shumica e njerëzve me koronavirus kanë simptoma shumë të ngjashme me ato të gripit, padyshim që e njëjta gjë ka ndodhur edhe në qytete të tjera të botës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lista Serbe thirrje komunitetit: Aplikoni për dokumente të Kosovës

 Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas...

Berisha: Sytë e partnerëve tanë në Evropë janë drejtuar nga opozita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Bruksel,...

Rikuperohen rreth 35 000 euro nga një rast mashtrimi kompjuterik

Policia njoftoi sot se në vijim të hetimeve mbi...

Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram: Festa që na kujton vlerat më të mëdha njerëzore

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka...