Studentë, pedagogë, mjekë e artistë në protestë, pjesë edhe diaspora

Më datë:

Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.

Gjithashtu, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24 tetorit, në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët.

Përmes një thirrjeje publike, sindikata fton anëtarët e saj, artistët dhe punonjësit e kulturës e medias të mblidhen nesër në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Në njoftim theksohet se pjesëmarrja në protestë lidhet me përgjegjësinë qytetare për të ardhmen e vendit, por edhe me mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

Në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve të studentëve në tubimin përpara Kryeministrisë.

Mobilizimi për protestën kombëtare po zhvillohet edhe jashtë Tiranës. Studentët e rretheve, të cilët gjatë javës kanë protestuar në qytetet ku ndodhen universitetet e tyre, pritet të udhëtojnë sot drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit.

Gjithashtu në shesh do të mblidhen edhe shqiptarët nga diaspora. Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për dialog, protestuesit vijojnë të këmbëngulin te kërkesa për dorëheqjen e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta në ditën e 12-të, Tirana bëhet qendra e tubimit kombëtar

Teksa ditën e sotme pritet ë mbahet protestë kombëtare,...

Policia tejkaloi kompetencat gjatë protestave/ 7 efektivë pezullohen, 55 ankesa nën hetim

Në një takim në Korçë që kishte në fokus...

Të rinjtë përleshen me thika në Has, tre të plagosur, njëri dërgohet në gjendje të rëndë

Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku...

PD në krah të studentëve/ Berisha fton qytetarët në protestën e nesërme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja...