4.5 C
Tirana

Stoltenberg njofton Spasovskin: Aleatët e NATO-s ratifikuan dhe Protokolli hyri në fuqi

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një letër drejtuar Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se Protokolli i anëtarësimit të vendit në NATO ka hyrë në fuqi, (AA).

Stoltenberg shkruan se vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë njoftuar Qeverinë e SHBA-së se kanë pranuar dhe kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, të nënshkruar më 6 shkurt 2019 në Bruksel.

“Në emër të të gjitha vendeve anëtare, kam nderin t’ju informoj dhe t’ju dërgoj ftesë të bashkoheni me Traktatin e Atlantikut të Veriut”, shkroi Stoltenberg në letrën e publikuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Një kumtesën e qeverisë thuhet se sipas nenit 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtare e plotë e NATO-s nga data e deponimit të instrumentit të pranimit në Qeverinë e SHBA-së.

“Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time, si dhe kënaqësinë e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për pranimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë”, shkroi Stoltenberg në letrën drejtuar Spasovskit.

Kujtojmë që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë solemne të mbajtur më 11 shkurt ratifikoi Ligjin për Ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Maqedonia e Veriut më 12 korrik 2018 në Samitin e NATO-s në Bruksel mori ftesë për t’u bërë anëtare e Aleancës. Më pas, në muajin shkurt të vitit të kaluar, Protokolli i anëtarësimit u nënshkrua në selinë e NATO-s në Bruksel. Që atëherë procesi i ratifikimit të këtij Protokolli ka filluar në parlamentet e shteteve anëtare të Aleancës dhe u përfundua më 17 mars me ratifikimin e Spanjës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...