18.5 C
Tirana

Stoltenberg: NATO po përgatitet për një valë të dytë të mundshme të COVID-19

Më datë:

NATO po përgatitet për një valë të dytë të mundshme të pandemisë së koronavirusit dhe po grumbullon rezerva pajisjesh mjekësore dhe materialesh për t’u përballur me të, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg.

“Ne po përgatitemi për një valë të dytë të mundshme”, tha ai gjatë një videokonferencë për shtyp, në prag të një takimi të ministrave të Mbrojtjes së Aleancës.

“Do të krijohet, gjithashtu, një fond i veçantë prej disa milionë eurosh, për të blerë pajisje mjekësore dhe për të paguar transportin e mjekëve dhe pacientëve, kur të jetë e nevojshme”, shtoi Stoltenberg.

Sipas tij, këto masa do të mundësojnë një reagim më të shpejtë ndaj një valë të dytë të mundshme të pandemisë, në mënyrë që ndihma thelbësore të arrijë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...