Stërvitje ushtarake mbi Detin e Zi, zhduket një aeroplan ushtarak i Bullgarisë

Më datë:

Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.

Ministrja e Mbrojtjes tha se stërvitjet Shabla 21 janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit.

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti.

Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet. Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari.

Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...