9.5 C
Tirana

“Sterilizimit” i përfundoi afati, Vokshi: Mazhoranca s’donte hetim, opozita do të bëjë kallëzime në SPAK

Më datë:

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh sot se opozita u pengua të bëjë punën e vet në këtë komision.

Ajo akuzoi mazhorancën se që kur miratoi ngritjen e këtij komisioni, e kishte skenarin të qartë, pengimin e hetimit parlamentar.

Deputetja demokrate shtoi se nga dëshmitë e kryera janë mbledhur shumë fakte e prova, që do të shërbejnë për kallëzimin në SPAK të personave të përfshirë në koncesionet e ‘Sterilizimit’ dhe ‘Check-Up’.

“Ne si opozitë kemi 10 vite që denoncojmë çdo ditë koncesionet në shëndetësi dhe kemi dëshmuar para organeve si persona në dijeni të këtyre aferave dhe kemi ndihmuar në zbardhjen e tyre. Kemi bërë betejat tona në Parlament dhe me protesta për të ngritur komisionet hetimore që refuzoheshin nga mazhoranca. Kemi kërkuar ngritjen e 8 komisioneve hetimore, por ato refuzoheshin me urdhër të Ramës. Pas betejës tonë arritëm të ngrinim komisionet për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Ne do kërkojmë hetimin edhe të dy koncesioneve të tjera. Rama ka qenë dëshmitari i parë i kërkuar nga opozita, nuk bëmë kompromis, mazhoranca dëshmoi se nuk kishte vullnet për hetim parlamentar”, tha ajo.

“10 mbledhje të bojkotuara nga mazhoranca, se kishin marrë porosinë për të penguar hetimin parlamentar. Kanë tentuar të rrëmbejnë dhe drejtimin e komisionit hetimor, ku 80% e deputetëve të opozitës u pezulluan për 40 ditë. Qëllimi ishte të minohej puna e komisionit parlamentar. Janë lejuar të dëshmojnë persona që nuk ishin fare në listën e dëshmitarëve. Mazhoranca u bë mburojë e këtij korrupsioni. Deputetët e opozitës e kanë kryer detyrën e tyre, kemi dëgjuar më dhjetëra dëshmitarë, kemi marr prova dhe fakte ndaj shkeljeve të përsëritura ligjore dhe do të bëjmë kallëzime shtesë. Është krijuar një rrjet i tërë kompanish të lidhur me familjarët e tyre për të gllabëruar paratë publike, duke vepruar si një grup i strukturuar kriminal”, tha Vokshi.

Ajo akuzoi nënkryetarin e komisionit, Plarent Ndreca dhe deputeten e PS, Milva Ekonomi, se janë në konflikt interesi prej lidhjeve me koncesionin e Sterilizimit.

“Së pari, Plarent Ndreca është nën akuzë nga SPAK dhe ai drejtonte mazhorancën në komision në konflikt interesi. Ka qenë edhe avokati i koncesionit të Sterilizimit. Milva Ekonomi ka qenë pjesë e grupit të punës ku ka firmosur për Sterilizimin te kontrata financiare. Të dy në konflikt interesi”, tha Vokshi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...