23.5 C
Tirana

Spiropali: Shqipëria, kampione e pjesëmarrjes së grave në jetën politike

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, një përfaqësi të grave universitare europiane, të cilat ndodhen në Tiranë për promovimin e barazisë gjinore dhe organizimin e konferencës mbi sfidat gjinore në inteligjencën artificiale.

Kryeparlamentarja Spiropali nënvizoi se “Shqipëria i ka sfiduar me kohë dhe fuqishëm këto paragjykime gjinore mbi zhvillimin e teknologjive të informacionit dhe inteligjencës artificiale, nëse mbajmë parasysh se një vajzë shqiptare, Mira Murati, është ndër shkencëtaret më të spikatura në nivel botëror në këtë fushë”.

“Por nuk është vetëm ky fakt. Shqipëria vitet e fundit është bërë kampione e pjesëmarrjes së grave në jetën politike, shoqërore, në shoqërinë civile, në ekonomi, tregje, por edhe në zhvillimin teknologjik. Mjaft sipërmarrje rinore në fushën e teknologjisë, në vend e Diasporë, drejtohen nga gra e vajza”, u shpreh ajo.

Spiropali ftoi gratë e pranishme në takim të njihen me realitetet se si gratë dhe vajzat e Shqipërisë po sfidojnë vështirësitë e progresit teknologjik dhe po shndërrohen në lidere në këto procese.

“Në këtë legjislaturë kemi 50 gra të zgjedhura deputete, të cilat përbëjnë rreth 36 përqind të numrit të deputetëve të Kuvendit. 5 nga 8 komisionet e përhershme të Kuvendit drejtohen prej kolegeve gra. 26 nga 64 ligjvënësit që hynë për herë të parë në Kuvend në këtë legjislaturë janë gra. Gjysma e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, 9 nga 18, janë gra. Suksesi nuk qëndron vetëm te shifrat, por edhe te cilësia e grave të zgjedhura në qeverisjen qëndrore e vendore. Ato shërbejnë me potenciale dijesh, profesionesh, kompetencash, përvojash dhe veprimtarie e karriere politike, të cilat përbëjnë një referencë dhe pasuri për të gjithë shoqërinë”, theksoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit i njohu pjesëmarrëset në takim me disa arritje dhe aspekte të tjera drejt barazisë gjinore dhe si po adresohen këto çështje në Kuvendin e Shqipërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...