Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar (IPU) në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

“Shqipëria është tërësisht e angazhuar ndaj vlerave të demokracisë, pasi e di mirë nga përvoja se paqja dhe drejtësia nuk janë dhurata, por fryt i përpjekjeve të përbashkëta, i mësimeve të nxjerra gjatë shtet-formimit dhe konsolidimit të institucioneve”, tha Spiropali në fjalën e saj.

Ajo u shpreh ndër të tjera se nga një vend i izoluar, Shqipëria kryeson sot garën për anëtarësim në BE dhe është lider rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Vendi im, i cili pak më shumë se tre dekada më parë ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE dhe është lider rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha Spiropali.

Kryearlamentarja tha se Shqipëria është e hapur “ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, dypalësh e shumëpalësh, me qeveri të vendeve aleate dhe fqinje, si dhe me organizata ndërkombëtare”.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi edhe rëndësinë jetike të multilateralizmit në një botë përballë sfidave të shumta, nga luftërat dhe krizat humanitare, te ndryshimet klimatike dhe pabarazitë sociale. Ajo vlerësoi bashkëpunimin ndërparlamentar si një mjet i domosdoshëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...