7.5 C
Tirana

Spiropali: Besimplotë se do nxisë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot kryeparlamentin e Hungarisë, Kövér, me rastin e marrjes së Presidencës së BE-së duke shprehur njëkohësisht besimin se Presidenca Hungareze do të përshpejtojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në mesazhin e urimit drejtuar kryetarit të Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, pasi i shpreh urimet për përmbushjen me sukses të objektivave dhe prioriteteve të Presidencës Hungareze, Spiropali shpreh besimin se “Presidenca Hungareze do të kontribuojë për një Europë më të fortë, më të mbrojtur e më kohezive”.

“Jam besimplotë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, si një prioritet i Presidencës Hungareze, do të nxisë e përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Qeverisë së Hungarisë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës Hungareze dhe procesit të negociatave”, shkruan Spiropali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...