6.5 C
Tirana

S’përmbahet Sula: Keni 2 grupe parlamentare në burg

Më datë:

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, i veshur si i burgosur në shenjë proteste, ka mbajtur fjalën e tij në parlament. Ai tha se maxhoranca po le nam për çdo ditë që kalon. Sula tha se deputetët e Partisë Demokratike u përjashtuan pa ligj dhe se ky është një turp.

Më tej, Sula deklaroi se Ervin Salianji u bë kurban dhe sot i shkatërrohet jeta, vetëm pse denoncoi vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj se është trafikant droge. Sula tha se maxhoranca është ajo që përdori vendimet e GJK në rastin e Xhaçkës si letër higjienike.

Dashnor Sula: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hedhur poshtë masat. Jemi dënuar pa ligj. Ku e gjetët ligjin, për përjashtimin 40 ditë e 60 ditë. Kanë firmosur njerëz që nuk ua kam dëgjuar zërin, memecë. Vendimet e GJK i përdorët për letër higjenike.

E dënuat Ervin Salianjin pa ligj. E bëtë kurban deputetin e PD. Tha që vëllai i ish-ministrit të Brendshëm është trafikant. Nëse nuk ka qenë i dënuar, pse e çuat në Itali. Ne nuk kemi frikë të shkojmë në SPAK. Turp duhet të keni ju, që keni dy grupe parlamentare në burg. Po lini kokrrën e namit, do hyni në rekordet Guinnes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...