Specifikat e Google Pixel 6a

Google Pixel 6a së fundmi është në procesin e porosive paraprake në dhjetëra vende, dhe GSMArena shkruan se ata e kanë porositur një të tillë në mënyrë që ta testojnë atë dhe t’i tregojnë specifikat e saj.

Google Pixel 6a vjen me tre ngjyra, e gjelbër Sherbele, e bardhë Shkumës dhe e zezë Qymyr.Google Pixel 6a in for review

Google Pixel 6a fuqinë e merr nga çipi i vet Google, 5nm Tensor dhe gjithashtu nën kapak ka edhe procesorin e përbashkët të sigurisë Titan M2.Google Pixel 6a packs a 60Hz OLED screen

Sistemi operativ i pajisjes është Android 12 dhe ka 6GB LPDDR5 RAM memorie dhe hapësirë prej 128GB UFS.

Ky telefon i mençur nuk e ka hapësirën për kartë microSD, dhe nuk ka ndonjë version tjetër me më shumë hapësirë.Google Pixel 6a packs a 60Hz OLED screen

Pixel 6a ka një ekran 6.1 inç FHD+ me 60Hz i cili mbrohet nga Gorilla Glass 3. Ka një vrimë të vogël në pjesën e lartë ku gjendet kamera selfie me sensor prej 8MP, dhe në pjesën e poshtme skanerin për shenjën e gishtit për verifikim biometrik.

Në pjesën e pasme gjendet një shirit horizontal i njëjtë me atë të Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro, ku janë të vendosura kamera kryesore me sensor prej 12.2MP dhe kamera për fotografi ultra të gjerë me sensor prej 12MP ku anash tyre është edhe blici LED.Google Pixel 6a in for review

Pjesa tjetër e specifikave të Google Pixel 6a përfshinë IP67 Rating për mbrojtje ndaj lagështisë dhe pluhurit, zmadhues zëri stereo dhe lidhje 5G. Ajo që i jap energji pajisjes është bateria me kapacitet prej 4,410mAh me fuqi të ri-mbushjes me 18W.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi