14.5 C
Tirana

Specialja cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Më datë:

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UCK-së.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet më 19 maj, në orën 11:00.

“Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht.

Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org(link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës.

Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkodër, sekuestrohet arsenal armësh dhe municioni luftarak

Policia e Shkodrës gjeti dhe sekuestroi në fshatin Ura...

Kallas: Shqetësimet e Budapestit nuk lidhen me sanksionet e BE-së

Kemi dëgjuar për problemet e Hungarisë me sanksionet e...

Kuka për Lojërat Mesdhetare: Testi më i madh sportiv për Kosovën, risi në xhudo

Mbajtja e Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030,...

Begaj: Shqipëria synon rritje të investimeve dhe linjë ajrore direkte me Jordaninë

Shqipëria dhe Jordania bëjnë një tjetër hap për të...