“SPAK të hetojë pa vonesë dosjet 339/1 dhe 184”, Bardhi me strukturat në Durrës: Presion i tmerrshëm nga krimi

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e qarkut të Durrësit, ku në fokus të diskutimeve ka qenë krimi i organizuar dhe shit-blerja e votave, duke u ndalur kryesisht te dosjet 339/1 dhe 184.

Në fjalën e tij, Bardhi ka thënë se Durrësi, Kruja e Shikau kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

“Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është një nga nëntë kushtet e Bundestagut për nisjen e negoiatave.

I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përfshihet nga zjarri “Audi A8” në bypass-in e Radhimës

Një automjet tip ‘Audi A8’ është përfshirë nga flakët...

​Kosova mbyll “Taranto 2026” me nëntë medalje

Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto...

“Ishte kurth”/ Zbardhen detaje nga sherri në Orikum, ja si nisi konflikti për pronat

Detaje të reja dalin në dritë nga konflikti fizik...

Konflikt mes shoferësh në Kavajë, njëri sulmohet me levë

Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar,...