16.5 C
Tirana

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Më datë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të dy të rinjve J.M dhe M.D, të akuzuar për një skemë mashtrimi me “Call Center”, ku u vodhën rreth 15 milionë euro qytetarëve europianë.

Në një njoftim, SPAK thekson se janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta, ku si rezultat i hetimeve të kryera, “pasuritë e sekuestruara rezultuan  të pajustifikuara nga burime të ligjshme, për të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale”.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

-Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;

-Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;

-Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;

-Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;

-Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;

-Automjete të markave BMW dhe Audi;

-Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;

-Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.

-Totali i të gjithë vlerës së pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi  për shtetasit J.M. dhe M.D. si dhe personat e lidhur me ta është: 1,976, 870(një milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) euro dhe  9,330,062(nëntë milionë e treqind e tridhjetë mijë e gjashtëdhjetë e dy) lekë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...

Depresioni nuk është vetëm “mërzi”: Çfarë e shkakton dhe pse shumë njerëz nuk i njohin simptoma

Depresioni është një përvojë komplekse dhe personale, ndaj shpesh...