SPAK merr në dorë dosjen e “Bankers”

Më datë:

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për hetimin e kompanisë “Bankers Petroleum” dhe e ka përcjellë dosjen te SPAK.

Hetimet paraprake rezulton se në këtë çështje janë të përfshirë zyrtarë të lartë, të cilët hyjnë nën juridiksionin e SPAK për hetim. Nga këqyrja e celularëve të personave të arrestuar janë zbuluar elemente që çojnë drejt pistës së një grupi të strukturuar kriminal.

SPAK pritet të marrë në dorë hetimin e plotë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura detaje të tjera mbi personat e implikuar.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit në Fier ka lënë në fuqi më 6 gusht 2025, masat për administratorin e Bankers, Hong Ping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo. Ata do të gjykohen nën masën “arrest në burg”.

Nga pesë masat “arrest në shtëpi”, Apeli ka lehtësuar pozitën për një nga të dyshuarat në këtë dosje, së cilës i është komunikuar masa “detyrim paraqitje” për shkak se duhet të përkujdeset për fëmijën 2-vjeçar.

Ndërkohë, për tre persona u hoq masa “ndalim i daljes jashtë vendit”, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. 4 zyrtarë të tjerë janë shpallur në kërkim pasi nuk janë gjetur nga policia, të gjithë shtetas kinezë.

Prokuroria e Fierit ka ngritur katër akuza: “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrimi i parave”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Sipas Prokurorisë, kompania nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 miliardë lekë naftë, por ka deklaruar humbje 11.6 miliardë lekë, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte: Patos-Marinëz-Fier.

Prokuroria thotë se, për të shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin, kompania “Bankers Petroleum” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet. Nëpërmjet skemës mashtruese, ky subjekt ka përfituar rimbursimin e TVSH-së. Po ashtu, për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe janë kryer operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë, si brenda, ashtu dhe jashtë Shqipërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...