SPAK mbyll hetimet, Kryemadhi: Nuk bashkëpunoj me ta, do flas në gjykatë

Më datë:

Monika Kryemadhi u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot më 29 korrik, për t’u njohur me mbylljen e hetimeve. Në një komunikim të shkurtër për gazetarët, Kryemadhi tha se edhe pse nuk është dakord me akuzat ndaj saj, do të firmosë dokumentin në mënyrë që të nisë procesi gjyqësor. Ajo theksoi se gjatë kohës që është marrë në pyetje nuk u është përgjigjur prokurorëve të SPAK-ut.

“Nuk pyetem, shtatë herë më kanë pyetur dhe nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj me ta, do flas në gjykatë. Nuk ka më kuptim. Që në momentin merresh e akuzuar, është një procedurë që duhet bërë. Ata do bëjnë lojën e tyre, ne do bëjmë lojën tonë. Unë e shikoj veten time tabelë qitjeje dhe një lloj shpagimi që ka të bëjë me çështjen e inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

Ish-kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk do të marrë pjesë në seancat gjyqësore.

“Me thënë të drejtë kam marrë vesh që në momentin që shkon çështja në gjykatë unë mund të mos shkoj fare në gjykatë, shkojnë avokatët. Unë do vazhdoj projektet e mia të reja. Çfarë të bëj? Dëshmitarët aty nuk kanë thënë asgjë kundër meje. As kundër meje, as kundër Ilir Metës, as kundër mamasë sime. Ata kanë bërë lojë kungulleshkash”, tha ajo.

Pas Kryemadhit, në ambientet e SPAK shkoi edhe mamaja e saj, Fatime Kryemadhi për t’u njohur me mbylljen e hetimeve.

“Mamaja ime akuzohet pse më ka lindur mua e para dhe e dyta thonë që shtëpinë që ka blerë me paratë e veta që i ka të vërtetuara me bankë pretendojnë që ato para m’i ka dhënë mua Ilir Meta, unë ia kam dhënë asaj”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se SPAK do t’i komunikojë të hënën ish-presidentit mbylljen e hetimeve. Shkak u bë mungesa e avokatit të tij, i cili është me pushtime.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Haxhiu, kandidate për kryeparlamentare

Albulena Haxhiu do të jetë emri si kandidate për...

Dosja “SASPAC” nuk kalon për gjykim, GJKKO i lë afat SPAK deri më 30 tetor

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata...

Trafik droge drejt Finlandës, SPAK merr 11 të pandehur

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur 11 persona,...

Balla: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në fillon në shtator me fondet e para

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, 27 korrik,...