21.5 C
Tirana

SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Më datë:

Pak ditë pasi iu komunikua akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e PS-së në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. 

Kërkesa për kalimin apo jo në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 3 tetor me akuzën se bleu vota për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Atij iu komunikua akuza “korrupsion në zgjedhje”.

Bashkë me Shkrelin, edhe 3 persona të tjerë janë të dyshuar.

Në maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka sekuestruar edhe celularët e eksponentëve të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama, i cili një javë para votimeve iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...