14.5 C
Tirana

SPAK kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron

Më datë:

Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. SPAK kërkon 3 vite burg për të.

“Goro të deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe refuzim për deklarim e fshehje pasurie”, deklaroi prokurori i posaçëm Ols Dado gjatë seancës gjyqësore.

Kujtojmë se SPAK e akuzon ish-kryebashkiakun për dy raste.

Në rastin e parë, sipas prokurorisë, Goro bashkë me dy ish-drejtorët e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha kanë përcjellë te institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5,500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.

Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe toke bujqësore mbi 5 mije metër katrore, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Më pas, kjo pronë është shitur te investitorët duke u dhënë edhe një leje ndërtimi për një kompleks turistik.

Jorgo Goro u arrestua në Mars të vitit të shkuar, ndërsa gjatë seancave gjyqësore i ka mohuar akuzat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha denoncon Ramën: “AKSHI tejkalon çdo krim”, tregon skenarin e protestave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili...

SPAK: Dëshmitarët e Ballukut janë kërcënuar gjatë seancave të mbyllura

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00...

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...

Elbasan: Konflikti familjar përfundon me arrestimin e një të riu

Sherr në një familje në Elbasan. Një 34-vjeçar akuzohet...