14.5 C
Tirana

SPAK jep pretencën për dosjen “5D”, sa vite burg kërkoi për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës

Më datë:

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një fraksion të dosjes “5D” duke kërkuar në total 39 vite burg për të pandehurit, mes tyre edhe ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

SPAK kërkoi 11 vite heqje lirie,  Redi Mollën, 9 vite burg për Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushën.

Ndërkohë 7 vite burg u kërkua për Nestor Muhametllarin, nga 3 vjet për Enton Punavijën dhe Julian Zanajn dhe 2 vite për Albano Jankun.

Dosja 5D është ndër dosjet e ndjekura nga GJKKO, me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre në administratën publike.

Hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të dyshuar për afera financiare dhe tenderë të dyshimtë.

Zyrtarët e lartpërmendur u morën të pandehur në kuadër të dosjes që njihet për publikun si dosja “5D Konstruksion”.

Ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se, duke drejtuar në hije kompaninë “5D Konstruksion”, kishin marrë disa tendera në shkelje të ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një shëtitje pas ngrënies mund të ndryshojë mënyrën se si truri dhe trupi reagojnë ndaj ushqimit

Të ngrënit nuk e furnizon vetëm trupin me karburant...

Balla: Rama mes folësve kryesorë në takimin e Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në mbledhjen...

Avokati i Metës flet pasi u dhunua: Jam si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ishte i...

Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles III: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë

Charles III ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait...