15.5 C
Tirana

SPAK del me njoftim zyrtar. Sekuestrohen miliona Lekë dhe mijëra Euro

Më datë:

SPAK ka reaguar pas arrestimit të Roven Zekës, kreut të Komisariatit të Policisë Rrugore dhe dy vartësve të tij, Sokol Novakut, shef i hetimit të aksidenteve rrugore dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore.

Prokuroria e Posaçme thotë se në datën 16 Prill 2025 në Tiranë ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy makina. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore pesë personat që udhëtonin në njërin nga makinat.

Ndërsa në mjetin tjetër ndodhej vetëm një shofere me iniciale A. V. SPAK thotë se bashkëshorti i saj, E.V dyshohet për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksioneve publike.

“Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj”, njoftoi policia.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi  nën hetim me ndihmën e disa personave të tjerë. SPAK thotë se ka arritur të provojë gjatë hetimit që kjo shumë i është dorëzuar njërit prej punonjësve të Policisë Rrugore.

“Urdhri i ndalimit të shtetasve: Edison Tabakun, Sokol Navaku dhe Roven Zekën është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro”, njoftoi SPAK. 

Roven Zeka erdhi në krye të komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë në Dhjetor të 2024, pasi më herët kishte shërbyer në qytetin e Elbasanit. 

Ai ishte pjesë e trupës që ripërtëriu 48 drejtuesit e komisariateve në vend sipas modelit të emërimit me konkurrim, që u aplikua për herë të parë pas ndryshimeve ligjore dhe pas emërimit të Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...