SpaceX zbulon antenën satelitore të internetit “Starlink Mini”

Më datë:

SpaceX po nxjerr në treg një version kompakt të antenave të saj Starlink, të cilat kompania po i reklamon si një opsion mobil për klientët e saj të internetit satelitor.

“Starlink Mini është një komplet kompakt, portativ që mund të përshtatet lehtësisht në një çantë shpine, i projektuar për të ofruar internet me shpejtësi të lartë…”, sipas një emaili klienti të dërguar nga SpaceX të mërkurën dhe të parë nga CNBC.

Siç thuhet më tej, kompania po ofron një “numër të kufizuar” të antenave Starlink Mini për 599 dollarë.

Antena Starlink Mini është afërsisht sa madhësia dhe pesha e një laptopi, pak më shumë se dy kilogramë dhe me përmasa rreth 12 inç me 10 inç me 1,5 inç.

Ajo është afërsisht gjysma e madhësisë dhe një e treta e peshës së antenës Standarde të Starlink.

Emaili nuk specifikonte se kur do të fillonin dërgesat e Starlink Mini.

Por në një postim në mediat sociale, zëvendës-presidenti i Starlink Engineering, Michael Nicolls tha se kompania po “përshpejton prodhimin” në Starlink Mini dhe se “do të jetë i disponueshëm në tregjet ndërkombëtare së shpejti”.

Ndërsa CEO i SpaceX, Elon Musk, shkroi në një postim të hënën se Starlink Mini “do të ndryshojë botën”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...