11.5 C
Tirana

Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

Më datë:

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet sot, 2 shkurt, seanca paraprake në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Në seancat e kaluara, GJKKO-ja vendosi të mbyllë shqyrtimin duke e konsideruar si abuzive kërkesën e avokatëve dhe mungesë vullneti për të paraqitur prapësimet. Po ashtu, rrëzoi kërkesën e avokates së vendosur kryesisht të Veliajt që të merrte kohë për t’u njohur me aktet dhe lejen që ta takonte klientin e saj në burg.

Ndërkohë një ditë më parë, GJKKO-ja rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e dy prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado se masa duhet të vazhdojë pasi provat mund të manipulohen.

Çështja e masës së sigurisë ndaj Veliajt është duke u shqyrtuar ndërkohë edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Veliaj ndodhet në qeli prej pothuajse një viti. Ai u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kryebashkiaku e ka ankimuar disa herë masën e sigurisë “arrest me burg”. Edhe në Gjykatën Kushtetuese, ai kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të tre vendimeve të GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shkak të shkeljes së rëndë të procesit të rregullt, proporcionalitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën ndaj tij, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit. Ndërsa, më 3 nëntor, Kushtetuesja vendosi me shumicë votash në favor të tij, duke e kthyer në detyrën e kryebashkiakut të bashkisë më të madhe në vend pasi u shkarkua nga Këshilli Bashkiak.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...

GJERMANI – Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik

Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë...

Merz: Rendi i ri botëror në zhvillim nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit të BE-së

Në një intervistë për televizionin kroat, kancelari gjerman Friedrich...