4.5 C
Tirana

Sot seanca paraprake për dosjen “Partizani”

Më datë:

Ditën e sotme në orën 12:00, në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Partizani”.

Do të shohim nëse nga ana e avokatëve të zotit Berisha do arrijë që të lexohen të gjitha argumentet e tyre mbrojtëse duke kërkuar pushimin e çështjes

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur ndërkohë avokatit e ish-kryeministrit Berisha. Së shpejti pritet të mbërrijnë avokatët e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe tre të pandehurve të tjerë të kësaj çështjeje.

Më herët janë zhvilluar dy seanca të cilat janë shtyrë për shkak të volumit të çështjes.

Po flasim për 333 fashikuj hetimorë të cilët do të duhen të shqyrtohen nga ana e avokatëve në mënyrë që të japin argumentet e tyre përballë gjykatëses Flojera Davidhi sa i takon çështjes dhe kërkesës së SPAK për kalimin e çështjes për gjykim.

Kujtojmë se për këtë çështje, Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Në rast se gjyqtarja do të bindet që SPAK ka prova dhe fakte mund të vendosë kalimin e çështjes për gjykim. Në rast se gjykata nuk do të arrijë të bindet për faktet dhe provat e prokurorisë, por nga ana tjetër mund të bindet nga faktet e avokatëve mbrojtës mund të pushojë çështjen. Nëse gjykata çmon se nuk janë kryer të gjitha veprimet hetimore mund ta kthejë çështjen për rihetime në SPAK duke i përcaktuar dhe detyra konkrete që duhen kryer.

“Të gjitha këto do mbeten për t’u parë gjatë nisjes së seancës, për të parë si do shkojë, e cila në rast se do zhvillohet pritet të jetë e gjatë dhe të marrë kohë, por mund të kemi edhe shtyrje

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...