Sot nis procesi kundër Trump, Senati Amerikan mblidhet për të dëgjuar argumentet

Më datë:

Senati amerikan pritet sot të dëgjojë argumentet pro dhe kundër shkarkimit të presidentit Donald Trump.

Senati amerikan hap sot seancën e parë për procedimin penal të presidentit Donald Trump.

Për herë të tretë në historinë e vendit, pas Andrew Johnsonit në vitet 1860 dhe Bill Clintonit në vitet 1990, publiku botëror do të dëgjojë argumentet pro dhe kundër shkarkimit të kreut të shtetit.

Trump përballet me dy akuza, për abuzim me pushtetin dhe pengim të procedurave të Kongresit.

Ai pretendohet se shpërdoroi detyrën duke i ndaluar asistencën ushtarake Ukrainës në këmbim të nisjes së hetimeve politike për korrupsion ndaj rivalit në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, dhe për mosdorëzimin e dokumenteve zyrtare.

Senatorët republikanë të cilët kanë shumicën në dhomën më të lartë të Kongresit thonë se gjykimi i çështjes do të jetë tepër i shpejtë.

Procesi është planifikuar të nisë në orën 13 sipas orës vendore, dhe do udhëhiqet nga kryetari i gjykatës supreme të vendit, Xhon Roberts.

Argumentet pro dhe kundër presidentit do i parashtrojnë një grup prej 7 demokratësh, ndërsa mes avokatëve të Trump është edhe një prej prokurorëve që shërbeu në procesin për shkarkimin e presidentit të 42-të amerikan, Bill Clinton.

Të martën, vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë ndodhet në Zvicër për takimet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita për ndërhyrjen e policisë në protestë: Përdoren mjetet e lejuara, shkeljet do të ndëshkohen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita,...

Tensione gjatë protestës, përfshihet nga flakët një “Volvo” në bulevard

Një incident tjetër është regjistruar gjatë minutave të fundit...

Berisha thirrje shqiptarëve: Të mbështesim protestën e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu sot mbështetjen...

Akte dhune gjatë protestave në Durrës, Elbasan dhe Korçë, disa të shoqëruar

Protesta të të rinjve raportohen sot edhe në disa...