13.5 C
Tirana

Sot Kurban Bajrami, Balla uron nga Fieri: Dita e solidaritetit ndaj shtresës në nevojë

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla uron Kurban Bajramin nga Fieri.

Pas vizitës në xhaminë e qytetit, shoqëruar nga kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, prefekti i qarkut, deputetë e drejtues institucionesh, Balla është ndalur tek shembulli i mirë që japin qytetarët fierakë dhe xhamia e Fierit, si një vlerë e bashkëjetesës fetare.

Sipas Ballës kjo është dita e solidaritetit ndaj shtresave në nevojë.

Nga xhamia e Fierit dua të uroj të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Është një festë shumë e rëndësishme e besimit islam, simboli i të cilës është solidariteti me njerëzit që janë në nevojë.

Edhe vëmendja jonë shkon për të gjithë ata që janë më në vështirësi, kjo ditë na kujton se duhet të jemi më shumë të përgjegjshëm për t’iu gjendur më pranë njerëzit që kanë më shumë nevojë dhe kanë nevojë për solidaritet sociale.

Këto janë vlerat për të cilët ne luftojmë do ditë, për të mbushur pritshmëritë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Gëzuar të gjithëve.”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...

Shirat dëmtojnë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet tek Arrat e Gurrës

Rrëshqitjet në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec janë rikthyer sërish, pas...

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Me 59 vota pro,22 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi...

Koçiu: Asnjë përgjegjësi për tubimin, fëmijët të mos përfshihen në dhunë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një...