Sondazhi: 71% e amerikanëve do të vaksinohen kundër Covid-19

Më datë:

Rreth 71% e amerikanëve kanë deklaruar se do të vaksinohen  kundër koronavirusit, sipas një sondazhi të kryer nga Fondacioni Kaiser Family.

Por, amerikanët me ngjyrë, personat nga 30-39-vjeç, njerëzit që jetojnë në zona rurale dhe republikanët janë më hezitues për të marrë dozat.

Një e treta e të anketuarve thanë se duan të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa 39% thanë se do të presin dhe do të shohin, se si shkon vaksinimi fillestar përpara se ta bëjnë vetë.

Ndërsa rreth 15% e të anketuarve thanë se nuk do të vaksinoheshin.

“Ky grup përbëhet në mënyrë disproporcionale nga republikanët dhe nga njerëzit me jo më shumë se një arsim të nivelit të shkollës së mesme”, tha Kaiser në një deklaratë.

Po ashtu, rreth 9% e të anketuarve, raportuan se do të vaksinoheshin vetëm nëse kërkohej nga puna, shkolla ose janë të detyruar nga rrethanat.

“Gati një në katër republikanë nuk duan të vaksinohen sepse nuk besojnë se COVID përbën një kërcënim serioz”, tha Mollyann Brodie, nënkryetare ekzekutive me Fondacionin e Familjes Kaiser.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...