14.5 C
Tirana

“S’më kishit kapur kurrë”, Safet Bajri në gjykatë: Jam paraqitur vetë në polici!

Më datë:

Jam i hapur ndaj hetimeve”, kështu ka deklaruar këtë të Hënë (24 Shkurt) para togave të zeza në GJKKO, Safet Bajri.

Siç bëri me dije avokati i tij, ai është shprehur se aludimet që qarkullojnë në media lidhur me mënyrën si është arrestuar janë të pavërteta. “Jam paraqitur vetë, jo siç e kanë trajtuar mediat, që e arrestuan, e shtrinë përtokë”, mësohet të ketë thënë ai.

Më tej, ka mohuar edhe ndonjë tentativë për arratisje, duke theksuar se: Po të doja të ikja, s’më kishit kapur kurrë!

(Këto janë fjalët që Safet Bajri ka thënë në gjykatë, gjithmonë bazuar në deklarimet e avokatit Sokol Tahiraj)

Edhe të Premten që u vu në pranga, Safet Bajri u pa i buzëqeshur teksa shoqërohej nga forcat RENEA drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Fillimisht ai u shoqërua në Policinë e Shkodrës ku më pas i është komunikuar që kishte një urdhër-arrest.

GJKKO verifikoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij dhe 2 të akuzuarve të tjerë, Behar Bajri dhe Astmer Bilali.

Prokuroria e Posaçme thotë se ka dyshime se ata kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit në Gusht të vitit 2018. Safet Bajri po hetohet edhe për masakrën e Dobraçit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...