16.5 C
Tirana

‘Skifterët’ në pranga në Spanjë, ora luksoze dhe mbi 10 mijë euro të konfiskuara

Më datë:

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka kontribuar në operacionin e koduar “Ferdinand”, të organizuar nga autoritetet spanjolle, për goditjen e një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me armë zjarri dhe dhunë të shtuar në banesa në Spanjë.

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar 5 persona, prej të cilëve 4 janë shtetas shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 10 mijë e 590 euro, 4 orë dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet.

“Për zhvillimin e këtij operacioni, Njësia për Krimet Shëtitëse ‘Antiskifter’ në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar bashkëpunoi ngushtë, për rreth 2 vjet, me homologët spanjollë, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Madrid.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, në muajin janar 2026, Policia e Lezhës finalizoi operacionin e koduar ‘Aksi’, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shtetasi A. I..”, bën me dije Policia.

Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi/përdorim të pjesëtarëve të grupit.

Vijon bashkëpunimi me homologët spanjollë, për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

WhatsApp Web jashtë funksionit? Përdoruesit raportojnë probleme me hyrjen në platformë

Disa përdorues kanë probleme me WhatsApp Web mëngjesin e...

Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës vijojnë protestën kundër...

Begaj: Shqiptarët pjesë kyçe e shtetit në RMV, zbatimi i ligjit për gjuhët i domosdoshëm

Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me...