14.5 C
Tirana

Skenderaj pa asnjë rast me koronavirus, Jashari thotë se komuna ka mungesë të mjeteve mbrojtëse

Më datë:

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se stafi shëndetësor për momentin janë të pajisur me mjetet mbrojtëse të nevojshme por ato nuk ka të mjaftueshme.

Sipas tij, kanë qenë disa ndihma solide nga Ministria e Shëndetësisë dhe disa që kanë gjetur ata nëpër barnatoret.

Duke folur për masat e marra në këtë komunë, Jashari ka thënë se përveç masave të parapara nga qeveria, kanë dezinfektuar edhe hapësirat publike.

“Jemi komuna e parë që kemi ndaluar dy javë para vendimit të qeverisë trafikun urban dhe tregun e gjelbër. Kështu që kemi tentuar me qenë të kujdesshëm gjithmonë duke iu falënderuar qytetarëve”, tha ai për radio televizionin Dukagjini.

Ai falënderoi qytetarët që kanë qenë të kujdesshëm që kjo komunë deri tash nuk ka asnjë rast pozitiv me Covid-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...