21.5 C
Tirana

Skandali me publikimin e të dhënave personale, Prokuroria: Dyshimet bien mbi një specialist IT

Më datë:

TIRANE– Prokuroria e Tiranes ka dale ne nje njoftim ne lidhje me skandalin e publikimit te pagave te qytetareve teksa dyshimet bien mbi nje specialist IT

Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT.

Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Ky punonjës është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, por nuk është pranuar nga ana e tij, që të jetë ai personi që ka kopjuar informacionin.

Deri në këtë fazë të hetimit, njësia policore “C” dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të faktojnë futjen në server të këtij specialist IT në mënyrë të paautorizuar.

Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave, duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor.

Njëherësh dhe me autorizimin jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore.

Specialisti i “IT”, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar prej shefave të tij dhe për pasojë ai dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka kryer kopjimin e 637 mijë pagesave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Në total deri në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë.

Nga veprimet e kryera deri në këtë moment rezulton se “Username”, për të pasur akses hyrje në servera, ku mbahen të dhënat e pagesave mujore, e kanë pasur shumë persona.

Por këta individë nuk kishin mundësi teknike për të kryer marrjen e dhënave në formatin që kanë dalë në publik. Pasi është marrë databaza qendrore, ku janë numrat e ID, pozicioni i punës, kompania etj. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe emri i të dyshuarit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...