12.5 C
Tirana

S`ka kthim prapa, Zoran Zaev dorëzon sot dorëheqjen në parlament

Më datë:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dorëzon sot dorëheqjen në parlament. Këtë ai e konfirmoi edhe vetë gjatë vizitës në Tiranë, kur në konferencën për shtyp mbajtur në kuadër të “Open Ballkan”, tha se kjo do të ishte dita e fundit e tij si shef i ekzekutivit maqedonas.

Zaev e kishte paralajmëruar vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjeve lokale, ku partia e vet shënoi një rezultat mjaft të dobët.

Në të njëjtën kohë, ka vendosur të largohet edhe nga posti i kryetarit të LSDM-së; frerët e partisë në pushtet tashmë i kalojnë Dimitar Kovacevskit, i cili do të jetë dhe i mandatuari i ri për kryeministër dhe për formimin e qeverisë së re në Shkup.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, presidenti në Maqedoninë Veriore ka 10 ditë kohë për t`i besuar mandatin partive që kanë shumicën në Kuvend.

Kryeministri i mandatuar ia paraqet parlamentit programin brenda një afati 20 ditor nga dita e marrjes së mandatit dhe propozon krijimin e qeverisë. Zaev ishte zgjedhur kryeministër prillin e vitit 2017.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...