Siri, muajin e kaluar humbën jetën 145 civilë

Më datë:

Rrjeti Sirian për të Drejtat e njeriut (SNHR) njoftoi se gjatë sulmeve dhe konflikteve të përjetuara gjatë muajit mars në Siri humbën jetën 145 civilë.

Në raportin për muajin mars të publikuar nga SNHR lidhur me humbjet e jetëve të civilëve, thuhet se në sulmet dhe konfliktet muajin e kaluar në vend humbën jetën 145 civilë prej të cilëve 28 fëmijë dhe 16 gra.

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria dhe forcat e sigurisë së regjimit të Bashar al Asadit si dhe nga grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane, kanë vrarë 36 civilë prej të cilëve 5 fëmijë dhe 3 gra.

Ndërsa në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë, për periudhën në fjalë theksohet se kanë humbur jetën 19 civilë prej të cilëve 2 fëmijë dhe 7 gra. Ndërkohë që organizata terroriste YPG/PKK njoftohet se në rajonet që ka nën okupim ka masakruar 12 civilë nga të cilët 2 fëmijë.

Më tej thuhet se grupet e armatosura kundër regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 2 civilëve, ndërkohë që nga palët e tjera janë vrarë edhe 76 civilë prej të cilëve 19 fëmijë dhe 6 gra.

Këtë vit në Siri kanë gjetur vdekjen gjithsej 707 civilë prej të cilëve 286 në muajin janar, 276 në shkurt dhe 145 në muajin mars.

Sipas raportit të rrjetit, theksohet se në mesin e personave që kanë humbur jetën muajin e kaluar, ndodhen 14 të vdekur si pasojë e torturave, 12 prej të cilëve nga torturat e regjimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...