Sindikatat sërish në grevë për rritjen e pagave dhe pensioneve

Më datë:

Sindikatat italiane zhvilluan sot një tjetër grevë mbarëkombëtare për rritjen e pagave dhe pensioneve si edhe kundër planeve të synuara të shpenzimeve të qeverisë së djathtë të kryeministres, Giorgia Meloni, siç bënë në fund të muajit të kaluar.

Bllokada 24-orëshe preku transportin publik në Romë, Milano dhe qytete të tjera të mëdha si dhe spitale dhe shkolla.

Aeroportet nuk u prekën.

Kanë ndërprenë punën edhe punonjësit e transmetuesit publik, RAI.

Protesta, e përcaktuar si grevë e përgjithshme ishte e dyta brenda pak ditësh.

Ajo synon planet e shpenzimeve të koalicionit të tre partive të djathta dhe konservatore.

Buxheti i vitit 2025 po diskutohet në parlament dhe Meloni e ka bërë të qartë se synon ta miratojë, pavarësisht protestave.

Sindikatat po kërkojnë rritje të pagave dhe pensioneve përballë inflacionit të lartë si dhe më shumë fonde për shëndetësinë dhe arsimin.

Vendi ka një nga borxhet më të larta në Bashkimin Evropian, me borxhin kombëtar që pritet të arrijë në tre trilionë euro (3,1 trilion dollarë) këtë vit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion në Lezhë, policia u pret rrugën tre personave të dyshuar për atentat

Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të...

Tornado shkatërruese në Siçili, dy persona në gjendje të rëndë

Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të...

Vlerësim nga lart-poshtë për administratën, Rama: Në karrierë do të rriten sipas meritës

Kryeministri Edi Rama duke folur për funksionimin e administratës...

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, ja çfarë ndodh me çështjen

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të...