13.5 C
Tirana

Silva Bino fiton betejën me COVID-19, lë Spitalin Infektiv

Më datë:

Silva Bino, Përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, është shëruar nga koronavirusi, pas 2 javë beteje me këtë virus.

Pas trajtimit disa ditor në Spitalin Infektiv, Bino ka fituar betejën me virusin e rrezikshëm dhe ka lënë ditën e sotme ambientet e spitalit e shëruar. Lajmi është dhënë nga ministrja Manastirliu, e cila ka përgëzuar stafin e spitalit COVID1 dhe i ka uruar dr. Binos rikthimin në betejën që vazhdon çdo ditë më virusin COVID-19.

“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID1. Të presim me padurim ”, shkruan Manastirliu

ISHP tha se Bino është në gjendje të mirë dhe se e di se ku ka ulur neglizhencën e saj në lidhje me respektimin e masave anti-covid ku mendon se mund të jetë infektuar.

“Jam shumë mirë faleminderit. Unë e di ku kam çeduar në masën e sigurisë. Jam shumë mirë tani“, tha Bino

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...