Si Ndikon Aktiviteti Fizik Në Uljen e Kolesterolit?

Më datë:

Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë janë plotësisht të ndërgjegjshëm, në shumicën e rasteve, për rëndësinë e humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Në betejën kundër kolesterolit të lartë ka edhe një faktor që nuk duhet neglizhuar kurrë: aktiviteti fizik.

Aktiviteti fizik, sipas ekspertëve, ka një ndikim shumë domethënës duke ulur nivelet e triglicerideve dhe duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë.

Si Ndikon Aktiviteti Fizik Në Uljen e Kolesterolit?

Për shumë vite me rradhë, ekspertët nuk kanë qenë fort të vëmendshëm mbi mënyrën se si ndikon aktiviteti fizik tek niveli i kolesterolit, duke përqendruar dijet e tyre tek ushqyerja dhe mbipesha.

Megjithatë, studimet e njëpasnjëshme për këtë çështje kanë nxjerrë në pah fakte interesante.

Kolesteroli i mirë  shërben si fshesë për enët e gjakut duke hequr kolesterolin e keq.

Kur njerëzit kryejnë aktivitet fizik për 40 minuta tre deri në katër herë në ditë, nivelet e kolesterolit të mirë rriten me 2-3 pikë në tetë javët e para.

Dhe si në çdo gjë tjetër, sa më shumë aktivitet fizik të bëjë njeriu, aq më efikas do të jetë kolesteroli i mirë në pastrimin e enëve të gjakut.

Aerobia, vrapi dhe çiklizmi për 12 javë me rradhë mund të rrisin nivelet e kolesterolit në gjak me 4.6 përqind ndërsa ai i triglicerideve bie me 3.7 përqind. Kolesteroli i keq, falë këtyre ushtrimeve, bie me 5 përqind.

Ushtrimet me intensitet të lartë fizik janë ideale për rënien nga pesha por edhe për uljen e kolesterolit të keq.

Ushtrimet që kanë të bëjnë me forcën muskulare, janë gjithashtu të rëndësishme për të ulur kolesterolin e keq dhe rritur atë të mirë.

Ekspertët rekomandojnë ushtrime me intensitet të lartë të paktën dy herë në javë.

Ngritja e peshave tre herë në javë për 40-50 minuta në seancë ofron rezultate shumë të mira në përmirësimin e të dhënave të kolesterolit dhe triglicerideve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Masa e re sociale, dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara

Qeveria ka miratuar masa të reja në mbështetje të...

Kometa 3I Atlas, më antike se dielli

Kometa 3I Atlas është më antike se Dielli. Mendohet...

Perimet shtrenjtohen në kulmin e sezonit, çfarë po ndodh në treg

Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në...

Trump: Vendimi për trupat amerikane në Europë do të merret në varësi të Groenlandës

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur mundësinë e një...