6.5 C
Tirana

Si duhet të ruhet fasulja

Më datë:

Fasulja bën pjesë ndër artikujt më të njohur, e cila zë vend të rëndësishëm në traditën tonë kulinare

Ruajtja e drejtë e fasules është shumë e rëndësishme, për ta ruajtur cilësinë dhe shijen e saj.

Nëse jeni ndër fatlumët të cilët kanë fasule të pjekur nga kopshti juaj, gjëja e parë të cilën duhet ta bëni është që ta pastroni dhe ta lini në diell tri ditë.

Armiku kryesor i fasules është krimbi, i cili e ha dhe atëherë ai bëhet i papërdorshëm për ushqimin e njeriut.

Një truk i vogël dhe i suksesshëm kundër krimbit është që fasulen ta mbani në frigorifer me ngrirje të thellë një ditë e gjysmë dhe në atë mënyrë të siguroni që dëmtuesit të mos shfaqen.

Pastaj nxirreni nga frigoriferi fasulen dhe ruajeni në qese letre. Mund ta ruani edhe në kavanoza.

Për të mos e sulmuar fasulen krimbi, në të mundeni të vendosni pak fletë arre.

Ruajeni fasulen në vend të ftohtë, larg nga rrezet direkte të diellit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si...

Pezullimi i Ballukut, SPAK: Masë individuale, asnjë cenim i kompetencave të ekzekutivit

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot çështjen e pezullimit të...

Salla prezanton Gjylametin në krye të AKU: Siguria ushqimore, pjesë kyçe e integrimit në BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi...

Petrit Qoli mohon praninë në funeral: Turp nga ‘kapiteni’

Mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në...