“Si do të shkojë e ardhmja jonë?!”/ Pa strehë pas tërmetit, banorët e Durrësit: Askush s’ka vlerësuar dëmet, qeratë janë shtrenjtuar

Më datë:

Katër mijë banorë, të cilët pas tërmetit u strehuan në hotelet e Durrësit janë të paqartë dhe në ankth për të ardhmen e tyre, pasi në fillim të javës së ardhshme duhet t’i lënë ambientet ku qëndrojnë që prej 26 nëntorit. Të mbetur pa shtëpi, banoret rikthehen çdo ditë në pallatet e dëmtuara vetëm për të ruajtur orenditë shtëpiake. Ata thonë se askush nuk ka vlerësuar sigurinë e pallateve dhe kanë frikë të rikthehen aty.

“Nuk ka ardhur kush të kontrollojë. A është apo jo i banueshëm?! Ku do rrimë?! Të vinë njerëz kompetent, që t’i shohin këto pallate. Si do të jetë e ardhmja jonë?! Presim se kush do të na vijë në ndihmë”, – tha një prej banorëve të prekur.

Akti më i shëmtuar sipas banorëve, është rritja e çmimit të qirave të banesave, me të cilat u abuzua menjëherë pas kërkesës së shtuar pas tërmetit. Sipas bashkisë së Durrësit, përgjatë muajit Janar pritet të dalë fatura financiare e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Përveçse katër mijë të strehuarve në hotele, mbi gjashtë mijë të tjerë vijojnë të qëndrojnë në çadra ndërsa shumë të tjerë kanë bujtur tek të afërmit ose qëndrojnë në shtëpi me qera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...