23.5 C
Tirana

Shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani”

Më datë:

Seanca për dosjen “Partizani” është shtyrë sërish. Gjyqi i radhës do të zhvillohet në datë 15 Prill në orën 14:00.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të pandehurit Xhimi Begeja.

Edhe herën e kaluar seanca u shty për shkak të mungesës së një prej avokatëve për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se seanca ndodhet në fazën nëse dosja duhet të kalojë për gjykim apo jo.

Për dosjen “Partizani” ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi e biznesmeni Fatmir Bektashi për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina vetëm për pastrim parash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ekstradohet nga Gjermania një grua rumune për mashtrim financiar ndaj një kompanie shqiptare

Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim...

Malaj: Bonusi për pensionistët në fundvit 10-15 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët...