Shtyhet sërish seanca për Berishën! Avokati-Dumanit: Pse nuk paraqiten prokurorët?

Më datë:

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për revokimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse pritet që të mbahet të Hënën e ardhshme, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi për mediat se “skenari do të përsëritet”.

Sipas tij, nuk janë paraqitur prokurorët dhe kjo gjë jo vetëm shkel ligjin, por edhe etikën.

Ai i bëri thirrje drejtuesit të SPAK Altin Dumani që ta shohë me kujdes rastin, e po ashtu mediave.

Është jo vetëm ligjore, por anti-etike që dy prokurorë mos të paraqiten për revokim të masës së arrestit për liderin e opozitës zotin Sali Berisha.

Shhikoni se para argumenteve tona që janë të mbështetura ligjërisht si në akte kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare, mungesa e prokurorëve duhet t’ju tërheqë vëmendjen, investigojeni këtë rast. I bëj thirrje edhe drejtuesit të SPAK-ut që së paku të interesohet për këtë mungesë.

Ne jemi koshientë që kjo është pjesë e skenarit të GJKKO-së për shtyrjen e seancës, djegien e mandatit të zotit Berisha. Është lënë në datën 8 ora 13:00, në datën 9 në Gjykatë të Lartë.

Të jeni të sigurt që as të Hënën kjo seancë nuk do të zhvillohet pa mbaruar seanca në Gjykatën e Lartë. Këtu besoj e shikoni që ka një strukturë, një plan  të strukturuar”, deklaroi Gjokutaj para SPAK.

Kujtojmë se është e disata herë që shtyhet seanca për Berishën. Ky i fundit ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit të shkuar, ashtu si dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të dy të dyshuar për korrupsion sa i takon aferës me ish-klubin “Partizani”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...