Këtë të enjte, 13 nëntor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen e sterilizimit, ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve të Beqajt, pasi ishin në një proces paralel në GJKKO.
Seanca e radhës për këtë dosje është caktuar në datën 27 nëntor, ora 11:00.
Kujtojmë se për këtë dosje, Beqaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën publike të titullarit të ministrisë.


