9.5 C
Tirana

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë uron Pavarësinë e Shqipërisë

Më datë:

 Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) ka uruar sot Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në mesazhin e publikuar, SHAPE shprehet se Dita e Pavarësisë së aleatëve shqiptarë është një ditë që festohet edhe brenda Aleancës, duke vlerësuar vigjilencën dhe kontributin e vazhdueshëm të Shqipërisë në misionet dhe operacionet e NATO-s.

“Sot është Dita e Pavarësisë së Aleatëve tanë Shqiptarë, dhe sot ne festojmë përkrah tyre! Me vigjilencën dhe kontributet e tyre të vazhdueshme në Aleancë, NATO qëndron e fortë dhe e gatshme për t’u mbrojtur nga çdo gjë. Gëzuar për ty, Shqipëri!”, theksohet në urimin zyrtar.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Delegacioni i BE: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri

 Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, uroi sot shqiptarët...

Kurti uron 28 Nëntorin: Datë e shenjtë për kalendarin kombëtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...

Proda për festat e Nëntorit: Nderojmë ata që sakrifikuan për pavarsinë dhe lirinë e atdheut

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda,...

Urimi i Misionit të SHBA-së në NATO për 28 Nëntorin: Partnerë dhe miq të besuar

Misioni i SHBA-së në NATO ka uruar sot Ditën...