Shqiptarët themeluan xhaminë e parë në Amerikë

Më datë:

Në rubrikën “Foto e Ditës”, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sjellë një kuriozitet mbi historinë e shqiptarëve në Amerikë duke ngritur një pyetje për ndjekësit e saj në Facebook.

“Fabrikat Peppermell në qytetin e Biddeford, Maine. E dini se në 1915, myslimanët në Biddeford të Maine themeluan xhaminë e parë në Amerikë? Pjesa më e madhe e tyre ishin familje që punonin në fabrikat Pepermell. A e gjeni dot se nga cili vend i Europës vinin ata emigrantë?”, shkruan ambasada amerikane në Facebook duke postuar dhe foton më poshtë.

Kanë qenë pikërisht emigrantët shqiptarë që themeluan xhaminë e parë në Amerikë.

Në vitet 1900 në Amerikë shqiptarët nisën të themelonin një sërë shoqërish patriotike.

Një ndër to ishte edhe “Shoqëria Muhemedane Kombëtare”, e njohur edhe si Shoqëria Fetare Muhamedane Shqiptare.

Kjo organizatë fetare dhe patriotike e myslimanëve shqiptarë, u themelua më 11 prill 1915, në qytetin Biddeford, Maine, SHBA.

Po në vitin 1915, në Maine u ndërtua xhamia e parë nga shqiptarët në SHBA, kurse në vitin 1919 në Connecticut u ndërtua xhamia e dytë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...