Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi sot në Sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (CSW70) që zhvilloi punimet në Nju-Jork, progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Gjatë fjalës së saj, Sala theksoi se “në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave po sfidohen, forcimi i barazisë gjinore mbetet një provë e rëndësishme për cilësinë e demokracive dhe funksionimin e institucioneve”.

Ajo nënvizoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit europian.

Një nga zhvillimet kryesore është miratimi i ligjit të ri për “Barazinë gjinore” në vitin 2025, i cili parashikon një prag minimal përfaqësimi prej 30% dhe synon arritjen e barazisë së plotë gjinore deri në vitin 2035.

Progres i rëndësishëm është shënuar edhe në përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje.

Aktualisht, gratë përfaqësojnë 35% të Parlamentit të Shqipërisë, mbi 40% të qeverisë dhe më shumë se 40% të këshilltarëve bashkiakë.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj grave, si dhe zgjerimin e rrjetit të shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat.

Në përfundim, ajo rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar përpjekjet në garantimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të grave dhe vajzave në jetën publike dhe vendimmarrje, si një element kyç për demokraci të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,...

Trump: Objektivat ushtarake në ishullin Kharg të Iranit janë shkatërruar plotësisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje në mbrëmje...

Tatimet zbulojnë shkelje në sektorin e karburanteve në Elbasan

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në...

Moody’s vlerëson Shqipërinë: Rritje 3.5% e PBB-së, perspektiva e qëndrueshme

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në...