12.5 C
Tirana

Shqipëria në BE, zyrtari i Bundestagut: I nevojshëm fillimi i negociatave!

Më datë:

Kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, shpjegoi se përse duhet të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

Anton Hofreiter: “Është e rëndësishme që në këto kohë të vështira të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm dhe që e gjithë Evropa të bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme“,  tha ai në një intervistë për DW.

“Për këtë është e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet shumë, shumë e qartë. Kjo është arsyeja pse unë dua që ky proces më në fund të fillojë dhe të çelen negociatat. Kam shumë shpresë se kjo do të jetë e mundur pas zgjedhjeve në Francë dhe mendoj se është e domosdoshme. Kam përshtypjen se ka filluar të kuptohet edhe në BE se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Zyrtari i lartë gjerman nënvizoi se shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e avansimit drejt bllokut, është e mundur. Pyetja është se sa kuptim ka kjo, theksoi ai. Kur Shqipëria u nda nga bisedimet me Malin e Zi në atë kohë, kjo nuk pati efekt të mirë.

Në Bullgari tani kemi një qeveri të re dhe jam optimist se kjo qeveri do të arrijë ta heqë veton, shtoi më tej. Hofreiter dha edhe argumentet për një përshpejtim të procesit, duke pohuar se aktualisht, ka një dispoznim të fortë pro-evropian që mbizotëron në te dy vendet dhe kjo flet në favorin e tyre.

Së  dyti, është në të mirë të Bashkimit Evropian, sidomos tani përballë sfidave për t’u zgjeruar dhe për të anëtarësuar vende të tjera, se vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë për të ofruar: kanë njerëz interesantë, kanë një rajon me potencial tejet të madh, për shembull në sektorin e energjive të rinovueshme, dhe kësisoj është një situatë win-win për të gjitha palët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...