Shqipëria ka mirëpritur Kongresin Botëror të Mundjes.
Mbi 200 delegatë, që përfaqësonin 117 shtete të botës u mblodhën në Shijak, për të diskutuar të gjitha sfidat dhe objektivat e sportit të mundjes.
Fjalën e hapjes e mbajti presidenti i United World Wrestling, Nenad Laloviç, që e nisi me një urim të përzemërt për medaljet e para Olimpike të Shqipërisë në Paris.
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, në fjalimin e tij vlerësoi Federatën Botërore dhe veçanërisht presidentin Laloviç, për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë, përfshirë organizimin e botërorëve në Tiranë dhe zhvillimin e Kongresit Botëror.
Ylli bëri një falënderim të veçantë edhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes dhe 3 mundësit që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike.
Kongresin e përshëndeti dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.
Në këtë Kongres të zakonshëm Botëror të Mundjes, u përzgjodhën edhe anëtarët e Byrosë


